KRONIKA E NJE VDEKJEJE TE PARALAJMERUAR

No comments

10661714_386748264867681_2376232023702514017_o
Qe aksioni qeveritar kunder informalitetit ishte nje farse e madhe kjo tashme dihej.
Para dy muajsh ne nje analize-oponence te gjaaate qe i beme projektit per masat kunder informalitetit, dolem ne konkluzionin qe ky aksion jo vetem s’do te jape asnjehere efekte pozitive, por do te perkeqesoje te ardhurat (kush e ka lexuar deri ne fund analizen..komplimente per durimin wink emoticon ).

Dhe sot, ne shesh mejdani, shohim faktet.

Cfare ndodhi ne Shtator? – U realizua raprezalja e dyte me e madhe fiskale ne historine e kombit, pas Reformes Agrare te vitit 1946.
600 grupe me tatimore u leshuan rrugeve te Shqiperise, ku pasojat, te gjithe i kemi te qarta. U burgosen njerez, u mbyllen subjekte, u konfiskuan mallra pa fund, u vendosen gjoba nga me te cuditshmet… Domethene nje intifade e vertete.

Po kush ishte rezultati?

Sot me ne fund, Ministria e Financave publikoi te dhenat e Shtatorit. Beme gjithe ate furtune..te shohim c’kemi korrur.

Qe dje, pa u publikuar te dhenat, publikut iu servir fakti qe Te Ardhurat ne buxhet nuk ishin realizuar sipas asaj qe Qeveria duhej te mblidhte. Mungonin rreth 70 milione USD me planin e rishikuar, ose rreth 300 milione USD me Buxhetin qe u miratua ne Dhjetor te 2014.
300 milione…huuhh. Jane nje mal me leke. Jane 10% e gjithe Buxhetit.

Por e dini kush ishte e dhena me pikante? Ajo qe te mbush me trishtim…

Nuk eshte akciza dhe renia e importit te cigareve. Ate e dinim. Korrupsioni ne dogane eshte madheshtor dhe ne Shtator vazhdoi te ishte po aq madheshtor. Nuk ka mbetur i madh e i vogel pa e ditur qe me cigaret ne dogane behet nami, prandaj nuk ishte kjo e dhena me pikante.

E dhena me pikante eshte zeri “Tatim Fitimi”, ku perfshihet taksa e biznesit te vogel. Ne Shtator te 2015, u mblodhen leke sa tre-çereku i asaj qe u mblodh ne Shtator 2014.
Pra jo vetem ishte me poshte se Buxheti, por ishte me pak se ajo qe u mblodh ne 2014.

Pra ne Shtator 2014, kur ekonomia ishte ne informalitet, s’kishte represion tatimor, s’kishte tufa jeniçeresh qe mesyjne mbi bizneset, u mblodhen me shume leke nga biznesi i vogel dhe nga kestet e tatim-fitimit, sesa ne Shtator 2015, ku cdo gje u be formale dhe u pajis cdo dyqan me kase fiskale.

E dini pse ndodh kjo?

Nuk eshte nga korrupsioni!
Akciza eshte korrupsion. TVSH-ja eshte korrupsion.
Kjo nuk vjen nga korrupsioni. Kjo eshte anomali.

Dhe e dini perse ka ndodhur kjo anomali?
Eshte ekonomia qe po vdes. Dhe ne e paralajmeruam. Por askush nuk degjoi.

Prandaj kete postim e quajtem “Kronika e nje vdekjeje te paralajmeruar”..
___________________________________

Te dhenat fiskale te 9-mujorit mund t’i gjeni ne site-n e Ministrise se Financave, linku i meposhtem:
http://www.financa.gov.al/…/rapor…/statistika-fiskale-mujore

Foto credits: Caravaggio – “Death of the Virgin”
Title credits – Gabriel Garcia Marquez nga romani me te njejtin titull.

Advertisements

Leave a Reply