Kongresmeni amerikan që sfidon ligjin për të kuruar fëmijët me kanabis mjekësor.

No comments

Që prej 2015, një kongresmen I shtetit të Georgias ka sfiduar ligjin duke u munduar të fusë kanabisin mjekësor në shtetin e tij për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundje të imunitetit. Fushata e republikanit Alen Peake për të nxitur mosbindje civile në lidhje me përdorimin e kanabisit mjekësor ka gjetur mbështetje të gjerë mes ligjvënësve të tjerë, disa prej tyre edhe kundërshtarë të fortë të mëparshëm të përdorimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Peake I cili konsiderohet si një kristian konservator thotë se parimet morale e kanë cuar atë drejt kësaj fushate. Duke parë fëmijët e sëmurë në shtretërit e spitaleve mbasi të gjitha përshkrimet ligjore të recetave kanë dështuar që ti kurojnë ai mendon se është ë arsyeshme që të sfidohet ndalimi I padrejtë që I bëhet kanabisit mjeksor ndërsa ka prova të testuara se ky ilac mund ti ndihmojë këta fëmijë të shërohen.

“Do të bëjmë gjithcka mundemi që ti ndihmojmë këto familje të marrin produktin, për të gjithë fëmijët që vuajnë nga këto sëmundje” tha ai në një intervistë për Associated Press.

Cdo muaj, një kuti me nënprodukte të kanabisit vjen nga Kolorado (ku është legalizuar) në zyrën e tij dhe ju shpërndahet qindra të sëmurëve përreth shtetit të Xhorxhias. Falë ligjit të shtyrë nga Peake në 2015, Xhorxhia tani lejon pacientë me një gjendje të caktuar shëndetësore të përdorin kanabis mjekësor me THC të ulët. Por ligji është ende shtrëngues për njerëzit që duan ta kultivojnë, importojnë apo blejnë atë.

Kongresmeni Alen Peake e shpërndan ilacin falas, një gjë kjo e lejuar nga ligji. Ai nuk mund të paguajë ligjërisht për të kështu që ai sa herë merr një ngarkesë me ilac I bën një donacion 100.000 usd një fondacioni për kërkimin e kanabisit në Kolorado.

“Të jem I sinqertë, nuk e di se si ilaci vjen këtu” thotë Peake në një intervistë. Injoranca ime në këtë pikë është e domosdoshme sepse transportimi I kanabisit midis shteteve është një krim federal, ndaj unë nuk dua ta di se si vjen, por më mjafton fakti që vjen.”

 

Shannon Cloud e cila e ka vajzën të sëmurë më Sindromën Dravet ka përfituar nga ilaci duke parë përmirësime të dukshme të vajza. Ajo tani ndihmon në shpërndarjen e produktit. Ajo përmbledh absurditetin e situatës.

“Nuk duhet të jetë kështu” thotë ajo. “Nuk duhet që të takohesh ilegalisht, fshehurazi në një pikë karburanti apo fast food me dikë që ti japësh ilac që mund të shpëtojë jetë njerëzish. Normalisht duhet të shkosh në farmaci dhe ta marrësh. Kështu duhet të trajtohen ilacet. Por ja që kjo është situata dhe ne bëjmë atë që mundemi të bëjmë.”

Që prej vitit 2015 qindra fëmijë janë shëruar falë përpjekjeve të kongresmenit I cili thotë se do të luftojë që kanabisi mjekësor të legalizohet edhe në Xhorxhia.

 

Advertisements

Leave a Reply