Klodian Zoto shqetëson Berlinin. GIZ: Incineratorët projekt i dyshimtë.

No comments

Shqetësimit të ngritur nga Nisma Thurje për tre koncesionet e incinerimit të mbetjeve (djegies) në Elbasan, Fier dhe Tiranë I është bashkuar edhe GIZ (Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) e cila sot është duke e ndihmuar qeverinë shqiptare për të hartuar strategjinë e re të menaxhimit të mbetjeve.

GIZ ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë për projektin e ndërtimit të inceneratorëve në disa rrethe të vendit. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hermann Plumm thotë se qeveria po shpenzon në mënyrë të gabuar qindra milionë euro për ndërtimin e inceneratorëve, para të cilat duhet të investoheshin në fushën e riciklmit dhe landfilleve moderne.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për D-Welle.

Qeveria shqiptare ka dhënë 3 koncesione për ndërtimin e inceneratorëve në Bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit me vlerë mbi 200 milionë euro. Vetëm për vitin e ardhshëm, qeveria do të paguajë 11 milionë euro nga buxheti vetëm për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, edhe pse ky i fundit nuk është ndërtuar ende. Vitin që shkoi, incinerator që nuk ekziston I Fierit përfitoi rreth 4.7 milion euro, duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

Sipas tij, para së gjithash duhet të reduktojmë nivelin e mbetjeve, pastaj vjen ripërdorimi, pastaj riciklimi dhe në fund të gjithë mundësive, në fund të kësaj hierarkie, vjen incenrimi, që kthen mbetjet në energji.

Motivet

Tre kompanitë që zotërojnë koncesionin e mbetjeve të ngurta në Elbasan, Fier dhe Tiranë zotërohen nga një dorë. Pas tyre qëndron biznesmeni Klodian Zoto, i cili brenda pak vitesh ja ka dalë të ngrejë një perandori nga hiçi.

Në vitin 2010, Zoto krijoi kompaninë e tij të parë ”Integrated Technology Services”,  me fokus në ofrimin e shërbimeve IT me vetëm 100 mijë lekë kapital. Por vitin që shkoi deklaroi plot 1.3 miliardë lekë të ardhura ose 10 milionë euro dhe është pikërisht kompania që shfaqet në të treja koncesionet e incineratorëve: Në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në Fier ai përfitoi miliona euro nga buxheti I shtetit pa kryer asnjë punë dhe pa djegur asnjë letër të vetme.

Ndonëse kur e themelua 7 vjet më parë, ”Integrated Technology Services” nuk kishte fare objekt fushën e mbetjeve, në katër vitet e fundit ajo është shndërruar praktikisht në dorën e vetme që ka monopolizuar të gjitha industrinë e incenerimit të mbetjeve të ngurta në vend.

Kjo duket se është edhe arsyeja se pse qeveria ka devijuar nga strategjia për trajtimin e mbetjeve, në kundërshtim të plotë me donatorët. Arsye e cila bie era korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

 

Advertisements

Leave a Reply