Kabareja mbaroi, shihemi ne Janar!

No comments

la-fenice_2835453k.jpg

Kabareja, eshte nje lloj spektakli ku perzihen muzika, kenget, humori, kercimi, recitimi apo drama. Spektatoret nuk para perfshihen por e shijojne ne pasivitet duke pertypur pjatat e paguara sa “frengu pulen”. Cfare ndodh aty ka vetem nje qellim. Ti mbaje klientet sa me gjate te mberthyer mbas shfaqjes, keshtu qe ata te konsumojne sa me shume. Te zbrazin xhepat.

Ne Shqiperi kabareja jep shfaqje cdo te enjte. Humori kap majat dhe ne klientet shpesh na duhet ti mbajme ijet me dore nga e qeshura. Sidomos kur performojne artistet e vjeter, ata qe kane 25 vite eksperience ne kete zanat te bekuar. Ja numerojne sho-shoqit te paberat me miliarda te vjedhura me nje humor aq te holle sa edhe Denis Leary apo Bill Hiks do i kishin zili.

Kur kercejne me njeri tjetrin ne mahnitemi. Duartrokitjet jane te zjarrta dhe brohoritjet te forta. Gran Teatro do jepte shpirtin per spektatore si ne. Skemi faj, menyra se si e mberthejne fort mbas vetes partnerin dhe se bashku lodrojne mbi aktet e bashkepunimit, mbyllin aferat, hetimet e vjtra apo qendisin te rejat, na ben te ngazellehemi. Si mjellmat ne liqen. Nuk mungojne edhe lotet.

Por me e ndjekura nga te gjitha eshte drama. Ah, ajo eshte emocionuese, me fillime te ethshme plot me intriga dhe akuza. Ka ne skenar vrasje, ekzekutime, mashtrime, komplote, puce, tradhti dhe kur shperthen konflikti, te gjithe mbetemi pa fryme. Te krijohet ideja se cdo gje eshte e vertete. Se aktoret do e vrasin njeri tjetrin, se skena papritur do te mbushet me gjak. Shekspiri, Cekhovi, Ibseni do mbanin shenim. Do i riprodhonin. Por pikerisht atehere kur jemi ngerthyer keq mbas karrigeve, kur presim qe fundi te jete ai i parafytyruari, kur presim te zbulohet fajtori, te dale ne shesh intriga, te kete ndeshkime dhe drejtesi…fillon perseri muzika e me pas danca, kercimi. Fillon humori. Fillon alegria e cila na fton qe te konsumojme me shume…te shpenzojme me shume para, sepse spektakli eshte i shtrenjte. Shume i shtrenjte.

Kabareja jone per kete vit u mbyll. Pati muzike, humor dhe drame. Ne paguam si zakonisht. Dikush duke paguar nen dore. Dikush gjithcka pati, duke mbyllur biznesin dhe duke falimentuar. Dikush tjeter duke mbetur i papune. Dikush duke mbledhur plackat dhe familjen e duke emigruar. Dikush duke pritur llotarine.

Ne paguam sic kemi paguar keto 25 vite, me te tashmen dhe te ardhmen tone, pa na shkrepur ne mendje se kabareja ekziston sepse ne e ndjekim.
Pa spektatore, nuk ka kabare. Pa spektatore, nuk ka kabare.

PA SPEKTATORE, NUK KA KABARE!

Advertisements

Leave a Reply