I/E dashur Edi…Pergjigje Edi Rames!

No comments

I/E dashur Edi,

Letra qe na nise erdhi pak me vonese ketu ne kamp. Te gjithe u gezuam. Po e lexojme fshehurazi qe te mos bjere ne dore te gjermanit. Se keta nuk ta njohin ironine dhe kujtojne se kemi ardhur ketu te pastrojme parate. Muhabet gjermanesh aman.

Si jeni andej? Si i kam shoket e tatimeve? Na ka marre malli. U beme si te shtepise. Njerez te gjendur shume. Nga tre here ne dite na vinin per vizite. Ne 50 ditet e aksionit qe e mbajtja dyqanin hapur me vizituan gjithsej 150 here. Vinin me turne, 2 ore ne mengjes, 2 ore ne dreke dhe 2 ore ne darke. Ua mesuan dhe klientet oraret dhe nuk vinin ne ato ore qe mos ti bezdisnin. Njerez te mire.

149 heret e para dola mire. Heren e fundit ndodhi tragjedia. Me kishte rreshkitur lista e cmimeve nga xhami. Edhe ku me ndodhi me ata te drekes, ata te uriturit. Me vune 5 milione leke gjobe. Ti paguaja nuk kisha. Burgun nuk e mbaj dot se jam me hernie diskale. Keshtu qe ula qepenin, mblodha placken, mora nuse e kalamaj dhe erdhem ketu ne kamp. Celsin e dyqanit ja lashe Hajriut, berberit ne krah. Ishalla nuk ka rene brenda ai (e kishte nje parandjenje).

Rrofsh per 250mijshen qe na ule. Meqe nuk i gezoj dot se nuk jam aty, mi mbaj nga gjoba dhe per nja 20 vjet jemi te lare. Si thua?

Dje po flisnim me shoket ketu ne kamp. Po qanim hallin tuaj. Se ja psh, ne si pjese kancerogjene e shoqerise i mbyllem dyqanet te gjithe. Kjo do te thote me pak taksa. Me pak leke ne buxhet. Si do sajoheni ju? Me cfare do i beni tenderat? Se edhe kjo puna e koncesioneve sa do zgjase. Ja i dhate edhe ato cik qe kane mbetur, po pastaj?

Duke ju uruar shendet e gezime, befshi qejf edhe ne Ballon e Fundvitit. Te fala atyre te monopoleve.

I Juaji gjithmone.12313814_395831950625979_8180024467015235293_n

Advertisements

Leave a Reply