Histori e jetuar me tatimore dhe shqiptare te varfer…

No comments

Pano Soko

Sapo asistova ne nje ngjarje qe s’mund te rri pa e ndare. I vune 500.000 leke gjobe nje dyqani, ne nje skute, se i gjeten vajzen e te zotit te dyqanit qe shiste e pasiguruar.
I shkreti, ne dreke levizte nje ore nga dyqani sa shkonte hante buke. Kaq. Me pas rri gjithe diten vete ne dyqan. Ne ate moment, sikur ta kishin ruajtur, ia befen.

U mundua ai i shkreti t’i bindte ata te grupit te kontrollit, qe sa vajti te hante dreke dhe vajza e zevendeson per 1 ore ne dreke. Mearzallah. Punonjesi i diplomuar social, aktualisht ne formatin e ekspertit te ekonomise si kryetar i grupit te kontrollit tatimor, as donte t’ia dinte hic.
500.000 kokrra ia kerciti gjoben.
Tani, shteti s’eshte se ka per te marre ndonje lek, se te kishte 500.000 ai lumadhi i dyqanit, nuk dilte te shiste paketa. Po sa i hapi nje taksirat asaj familjeje te shkrete qe do ta mbylli nje here e mire dyqanin dhe s’e ku do te haje buke, nje zot e di. S’e mora vesh sa femije kishte, se qante 150 kile burre me kokerr te lotit dhe s’e linte ngasherimi te fliste.
Dhe per tersin e diteziut, para 4 ditesh kishte paguar leket e kases fiskale. 280 euro. E fiken.

Une s’e di ku e con mushka kete qeveri, por di qe me kete luften qe po i behet punes ne te zeze, shume shpejt s’do te kete me pune per t’u mbajtur ne te bardhe..

Advertisements

Leave a Reply