Heshtni të mjerë!

No comments

Nga Ferat Mekshi.

Ju politikanë që na uroni ditën e Rinisë.

Ju që na vodhët shpresat. Hajdutë!

Ju që Rinisë i keni vrarë të ardhmen. Vrasës!

Kujt guxoni t’i flisni?

Rinisë me master e doktoratura që ju e kandisët të punojë në call center, kamarierë, operatorë nëpër llotot e sportit, nëpër magazina, ndërtim, apo faturino edhe sot, në ditën e tyre?!

Rinisë që zgjohet më shumë se kurrë, pa shpresë, pa objektiva, pa të ardhme, me plane emigrimi në sirtar?!

Rinisë që rënkon nëpër shtretër heshturazi prej gjithçkaje që e ka vënë poshtë, hallet, problemet, politika, ju dmth?!

Rinisë që endet nëpër auditorët e Universitetit duke u ankuar që s’munden të paguajnë dot tarifën e shkollës, prej ligjeve që keni bërë ju?!

Rinisë që përbuzet nga politika, pra ju, nënshtrohet, përdhunohet nga gjakpirës biznesmenë, politikanë mashtrues, apo asaj rinie që forca i është shteruar dhe meritokracia e ka braktisur në emër të militantëve?!

Rinisë që sot po i ushqehet materializëm, servilizëm dhe urrejtje.

Rinisë që mbjell ëndrra e korr dëshpërim.

Nëpër sheshe, nëpër qëndra, njerëz me kollare, kostume, këpucë të shtrenjta.

Njerëz që urojnë të rinjtë, edhe pse po i shkërdhejnë para e mbrapa.

Njerëz që po na shkelin, me këmbë në fyt, e teksa rënkojmë nuk ka një nënë të na dëgjojë.

Rinisë që sot po i mbetet vetëm të ikë, sa më larg.

Heshtni politikanë!

Ju zuzarë të shoqërisë. Ju kuçedra njerëzore. Heshtni!

Heshtni të na flisni sesa bukur na shkërdheni.

Heshtni se na keni çarë trapin.

Heshtni dhe mos gdhifshi të gjallë!

Heshtni ju të mjerë!

Heshtni ju shkërdhata proletare!

Mjaft më na gënjyet. Mjaft më na hodhët hi syve.

Mjaft më ju ditëzinj.

Cilën rini po uroni.

Për çfarë po e uroni?

Çfarë po bëni për Rininë?

Çfarë po i injektoni kësaj rinie?

Ku janë librat? Arsimi falas? Mundësitë? Puna? Ku?

Ku janë institucionet që t’a mbështesin, ku janë investimet?

Mjaft më na servirët zhgenjim. Mjaft më të na shuani shpresat.

Heshtni të mjerë, që vetëm helm na keni injektuar.

Heshtni dhe lutuni të mos zgjohet.

Sepse një ditë do zgjohet. Atë ditë do e kuptoni që jeni të mjerë!

Advertisements

Leave a Reply