Harroni gjithcka! Spektakli po fillon!

No comments

Po fillon serisht nje nga serite e spektaklit politik. Me shume gjasa me te njetit protagoniste. Meta, Rama, Berisha, Basha ne rolet kryesore. Ismailaj dhe Cez subjekti i rradhes. Tan Hoxha, Dritan Prifti, Tom Doshi etj ne rolet e tyre plotesuese. Telenovela do te shfaqet live ne te gjitha televizionet dhe do te analizohet po live ne studiot e Fevziut, Balles etj. Si ne serite e tjera fillimi pritet te jete i ankthshem, plot me gjysma fakte te cilat do e shtyjne publikun drejt kuriozitetit per ta ndjekur me tej. Nje sms, nje telefonate e pergjuar, nje takim i filmuar, nje deshmimtar qe mund te flase, nje grua gjysem lakuriq ne nje krevat te panjohur me nje ze te njohur ne sfond qe i flet, nje dokument zyrtar i pakonfirmuar i cili premton te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve, nje tender i dyshimte, nje miniere ari, diamante te fshehur ne nje qese, nje prokuror hero dhe disa te tjere te perlyer me krimin, nje gjykatese e kompromentuar nga marrdhenia me te shoqin, nje vrasje e pergjakshme…Pyetjet qe do na mundojne jane te zakonshmet. Kush ka te drejte? Kush kerkon te vrase ke? Kush qendron mbrapa skenes? A do te kete drejtesi? A do te triumfoje e mira apo e keqja? Kush eshte e mira e kush eshte e keqja? Do gozhdohemi perpara ekranit dhe do harrojme gjithcka tjeter. Gjithcka.

Do harrojme se po permbytemi me te dytin shi qe bie. Spektakli eshte me i mire se Hena Blu. Do harrojme se kemi pagat me te uleta ne Europe. Do harrojme edhe se kemi pensionet me te uleta ne  Europe. Drithmat e spektaklit i japin keto efekte. Do harrojme se femije dhe pleq vdesin nga i ftohti. Do harrojme se kemi cmimin me te larte te energjise ne rajon. Do harrojme se kemi cmimin me te larte te naftes ne bote, me cilesine me te ulet. E kujt i duhet makina, spektakli ndiqet ngado. Do harrojme se te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane ne nivele uleritese dhe se vetem fukarenjte dhe te vegjlit po ndeshkohen ndersa te medhenjte vazhdojne kontrabanden dhe evazionin te qete. Sepse ata financojne spektaklin, i cili ka harxhe. Do harrojme spitalet pa ngrohje dhe pa batanije, pa sherbim e pa mjeke, pa ilace e pa serume. Do harrojme cerdhet, kopshtet e shkollat pa ngrohje e pa dritare ndonjehere. Fundja le te mbyllen ca kohe sa te mbaroje spektakli. Do harrojme rruget me gropa e ato pa sinjalistike, urat e shembura. Do harrojme tenderat e vjedhura, shiun e koncesioneve korruptive, inspektoret qe shesin sherbimet shteterore, gjykatesit dhe prokuroret qe shesin drejtesi, ministrat xhepaplote. Do i harrojme te gjitha.

Do harrojme se jemi te papune, e pa buke per femijet. Le te hane spektaklin. Do harrojme se nje pjese e mire e jona ka marre udhet e pjesa tjeter po pret nje mundesi. Do harrojme se na eshte vrare shpresa sepse ndihemi te tradhtuar nga te gjithe, majtas, djathtas, para dhe mbrapa.

Do harrojme sepse spektakli eshte krijuar pikerisht per kete arsye. Te na beje te harrojme. Te na mbaje te zene me teori konspirative dhe te na ndeze nje drite te zbehte shprese ne fund te tunelit ku po jetojme. Shprese se kur te mbaroje dicka do te ndryshoje, se dikush do te ndeshkohet, se do te kete drejtesi. Se do te triumfojne qytetaret. Ka 25 vjet qe funksionon. Me te njejtet aktore.

Ose te pakten keshtu shpresojne producentet. Se do te sillemi njesoj. Ne mund ti kenaqim ose ti befasojme. Mund ti ndjekim ose ti injorojme. Eshte ne doren tone. Gjithnje ka qene ne doren tone. Mjafton te cohemi pak nga pozicioni ku jemi ulur tash e 25 vite dhe cdo gje ndryshon.

Spektakli po fillon, shtrengohuni ose cohuni!longform-original-17662-1441987864-4.png

Advertisements

Leave a Reply