Greqia u jep 1.4 miliard euro asistencë shtesë qytetarëve në nevojë.

No comments

 

Qeveria Greke do të shpërndajë në formën e përfitimeve sociale 1.4 miliard Euro për më shumë se 3.4 milion qytetarë të saj këtë dhjetor.

Duke qenë se ekonomia greke po e rimerr veten qeveria ka vendosur që tju japë më shumë frymëmarrje qytetarëve më të dobët dhe të pambrojtur, të cilët e kanë vuajtur më shumë krizën ekonomike.

Grupimet që do të përfitojnë nga ky fond janë të papunët, pensionistët me pensione të ulëta dhe të rinjtë dhe sasia e parave që do të shpërndahet do të vlerësohet në bazë të kriterit të të ardhurave, pronës dhe situatës familjare.

Përfitimet do të variojnë mes 900 euro për familjet me dy fëmijë të cilat fitojnë deri në 6000 euro në vit dhe 250 euro për individët pa fëmijë të cilët fitojnë deri në 9000 euro në vit.

Përfituesit nuk mund të kenë të ardhura më të mëdhaja se 18 mijë euro në vit dhe prona e tyre nuk mund ta kalojë vlerën e 180 mijë eurove.
Ndërkohë për periudhën e Krishtlindjeve pensionistët do të përfitojnë nga 300 deri në 850 euro në varësi të pensionit të tyre.

Krahasimin me Shqipërinë secili e bën vetë.

Advertisements

Leave a Reply