Fitorja e rradhës e Zharrëzës. Miratohet fondi për dëmshpërblimin e 72 familjeve të para. Beteja vazhdon!

No comments

Marshimi i banorëve të Zharrëzës i mbështetur nga Nisma Thurje rreth një vit meë parë sot ka dhënë edhe rezultatet e para financiare në favor teë banorëve.

Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej 175 165 885 lekësh për dëmshpërblimin e 72 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshtrat Zharrëz, Dukas dhe Marinëz.

Përkatësisht Bashkisë Patos i akordohen 172 868 638 lekë për dëmshpërblimin e 71 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshtrat Zharrëz dhe Dukas.

Ndërsa bashkisë Roskovec i akordohen 2 297 247 për dëmshpërblimin e 1 familjeje, shtëpia e së cilës është shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatin Marinëz.

Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 lekësh përbëhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit në masën prej 73 992 071 lekë dhe nga Bankers Petroleum në masën prej 101 173 814 lekë.

Gjithsesi kjo fitore mbetet e pjesshme, deri kur të përfundojë kompesimi i të gjitha familjeve për të gjitha dëmet e shkaktuara nga kompania e nxjerrjes së naftës.

Advertisements

Leave a Reply