Erjona, gruaja shtatzënë që mbledh krom me kova për të mbijetuar.

No comments

Teksa ata që e kanë marrë minierën e Bulqizës me koncesion përfitojnë miliarda çdo vit nga pasuria e saj, banorët vuajnë për bukën e gojës dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda vetëm për të mbijetuar.

Një grua 8-muajshe shtatzënë, ka rrëfyer dje për News24 se e detyruar nga kushtet ekonomike, çdo ditë mbledh krom, të cilin më pas e transporton me kova. Ajo është e detyruar t’a bëjë çdo ditë këtë punë, pavarësisht se është shtatzënë, duke rrezikuar edhe fëmijën, edhe pse fitimi është thuajse minimal.

28-vjeçarja Erjona Balla thotë se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

“Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg. Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë”.

Advertisements

Leave a Reply