Denoncimi në Thurje pezullon ndërtimin buzë detit dhe shkarkon shefin e urbanistikës në Durrës.

No comments

Përpara një jave denoncuam me foto një ndërtim hoteli buzë detit te vendi i quajtur Ura e Dajlanit në Durrës. Ndër të tjera i bënim thirrje prokurorisë të ndërhynte sepse qartazi ishte shkelur çdo lloj ligji i urbanistikës. Mbas postimit tonë i cili u bë viral prokuroria ka nisur hetimet kryesisht për këtë çështje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesë të prokurorisë ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e këtij hoteli si dhe ka kërkuar largimin nga detyra të vartësit të Dakos në Bashki. Konkretisht bëhet fjalë për Shefin e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj.

Denoncimi i bërë nga Nisma Thurje

29177072_10160029245915705_7055462404863295488_o.jpg
Prokuroria e Durrësit ka konstatuar disa shkelje ligjore në lidhje me lejen e dhënë për ndërtimin e këtij hoteli në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, nga Shijaku, që ndodhet në një zonë të përcaktuar të Rëndësisë Kombëtare.

Referuar këtyre shkeljeve është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës si më poshtë:

– Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues, Pezullim i ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, për shtetasin Adhurim Qehajaj; caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:

– Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pasurinë me nr. pasurie 8514-5/19, ZK 8514, në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, me kufijtë (V/J/L/P) me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe adresë lagje nr. 13, Plazh, Durrës.

– Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurinë me nr. 5/19 Z.K 8514, regjistruar në Vol 18, fq 66, me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe S.nd = 163.5 m2 në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.

Adhurim Qehajaj

IMG_0405-Copy.jpg

 

Advertisements

Leave a Reply