Denoncimi i Meritës te Thurje-Reagon Policia e Shtetit. Po e kërkojmë ish burrin, kush ka informacion të na kontaktojë!

No comments

Ky eshte reagimi zyrtar i policise se shtetit lidhur me denoncimin e bere nga nje grua te Nisma Thurje per kercenimin qe ajo ndien nga ish burri i saj i cili kerkon ta vrase. Merita shkruante se burri e kishte goditur me pare me leve dhe e kishte mbuluar ne gjak dhe se familjaret e saj e kercenonin pa pushim. Ajo thoshte se ndihej e pambrojtur dhe se organet kompetente e injoronin dhe nuk e perkrahnin. Me poshte reagimi i Policise:

 

Policia e Shtetit ka administruar kallëzimin e shtetases M.D. dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar.

Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.

Këto operacione nuk do të ndalin deri në kapjen e tij. Por duke përfituar nga rasti i kësaj deklarate për media, u bëjmë thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi.

Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi të telefonojnë falas në 129.

Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi.

Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje.

Advertisements

Leave a Reply