Denoncim nga brenda sistemit doganor.

No comments

Denoncim nga brenda sistemit doganor:
Lexoje dhe Shperndaje

Pershendetje! U urdheruan strukturat e doganave bashke me ekipin e Crown Agents, per te sekuestruar duhanin e fshatareve ne pazarin e Shkodres ne lagjen Rus. I gjithe departamenti Operativo Hetimor I doganave ne dispozicion, plus 2 grupe te Crownit,dhe hetues doganor me vete per ti proceduar ne prokurori fshataret qe shesin duhan te hapur. Per t’u permendur qe i gjithe komisariati i policise se Shkodres erdhi ne mbeshtetje. Te 12 fshataret “e rrezikshem” sot kane precedente penale per kondrabandim te mallrave te akcizes. Shume thjesht mund te verifikohet kjo,ne nje Tv lokal ne Shkoder (une kam bere edhe kroniken e dites per kete ngjarje). Por nga gjithe ky aksion i madh e dini rezultatin se cili ishte? Ne te gjithe tregun e Shkodres 75 kg duhan ne total. Vetem 75 Kg duhan. Qe ta kuptoni, vlera e akcizes se “evazionuar” ishte rreth 112.500 Lek te reja. Pra me pak se 1.000 USD.
Gjithe ai aksion, me gjithe ate angazhim, besoj se ka kushtuar me shume sesa vlera e akcizes se mallrave. Nese llogarit naften e grupeve, dietat etj.ka shume mundesi qe aksioni te kete kushtuar me shume akciza e zbuluar.
Eshte e turpshme! Sepse vlera e munguar ne te ardhurat nga akciza per 5-mujorin e pare ishte rreth 38 milione USD. Dhe ata e gjeten fajin tek 1.000 USD e fshatareve qe shesin per buken e gojes.
E luftuan evazionin me 1.000 USD akcize qe grumbulluan. Na mbushen mendjen.

Aty pashe se cfare do te thote kur shteti te perdhunon,dhe ai, fshatari i mjere, me lot ne sy ta jep qesen e duhanit dhe te thote “Po une nuk e kam te vjedhun mor zotni, a i ke syt ne ball me e pa se une e kam ba ne kopesht. Na lini te ushqejme kalamajte.”?!

E njejta gje ka ndodhur ne Elbasan ne tregun e Cerrikut.
A e imagjinoni dot se cfare raporti ka prodhimi i duhanit vendas, me konsumin e tregut?
Te paperfillshem! I vetmi efekt qe krijon eshte marrja e pakez tregu nga shitesit e cigareve te importit, e qe me sa duket ky ka qene shqetesimi kryesor. Kontabandistet e medhenj qe pastrojne tregun nga fshataret qe dalin aty per buken e gojes.

Crown Agjentsat nuk e kane idene. Ata jane 10 njerez qe cfare ju thone keta tanet, bejne ata. Nuk e kane idene e kondrabandimit, Ata kane thjesht nje sistem policor. Dine te cmontojne nje mjet dhe ta kontrollojne, si te ishin police qe kontrollojne per droge. Ata nuk kane logjiken e riskut, Ata “te shkretet” te themi, kane edhe nje liste me subjekte qe jane te pa-prekshme, Ata jane perdorur dhe perdoren si kamxhik per disa subjekte qe ju a bejne me gisht keta tanet. Subjekte qe nuk “kolliten” aty lart, apo thjesht se nuk kane mbeshtetje politike! Ky eshte turpi i anglezve te famshem. Le qe asnjeri prej tyre nuk eshte anglez pervec dy personave: Gordon e quajne njerin dhe tjetri eshte ai shefi qe del neper kronika shpesh here!!!
Gjithsesi, atyre nuk ju mungon vullneti per te bere dicka pasi duan qe te dalin mire ne syte e Kryeministrit, sepse ky i fundit u kishte premtuar qe do t’ju jepte nje kontrate dhe per Drejtorine e Tatimeve. Qellimi i tyre ky ka qene. Plus qe duan qe te rinovojne dhe kontraten ekzistuese. Keto arsye i shtyjne ata te duan te bejne pune te hajrit, po jane keta shefat dhe drejtoret shqiptare qe nuk i lejojne te punojne. Keta qe jane lojtare te vjeter ne sistemin doganor e qe kane lene historira nga me te bujshmet deri ne 2005 dhe qe tani jane rikthyer furrishem! Ata te cilet kane zhdoganuar edhe arkivole te perdorur ne Doganen e Durresit!

Shenim nga Thurje: Diten e djeshme I njejti aksion qe pershkruhet me siper u perserit ne tregun e duhanit ne Shkoder. Nderkohe ne te gjitha kioskat dhe dyqanet e Shqiperise cdokush mund te bleje cigare “greke” apo “pa pulle”. Kjo nuk eshte lufte e shtetit ndaj kontrabandisteve. Kjo eshte lufte e kontrabandisteve kunder fshatareve.
‪#‎NeNukJemiDakord‬11753704_362423920633449_7267178220090320514_n

Advertisements

Leave a Reply