Cfarë do bëni për Bulqizën zoti Rama?

No comments

Replikë me Kryeministrin
Nga Alice Martinelli
Gazetare e emisionit italian Le Iene

Dikujt, shërbimi ynë rreth fëmijëve shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom, I ka shkaktuar bezdi. Edi Rama, Kryeministri I Shqipërisë, gjatë një xhirimi për kamerat ka thënë se Le Iene janë një “program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh muti me ca imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.

I dashur Kryeministër, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë duhet të jeni të qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit të vitit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që ke parë nuk të mjaftojnë (jam unë prezente në 90% të tyre, dhe duke qenë se sapo kam filluar punë te le Iene, si mund të jenë të vjetra?), kemi edhe provat që e vërtetojnë: filmime dhe fotografi me data, fatura të shpenzimeve gjatë qëndrimit tonë.

Por më thoni, duke qenë se ne mund tju provojmë që cdo gjë është e vërtetë a do të bëni ju tani dicka pë rata fëmijë në Bulqizë dhe për familjet e tyre? Sepse e di, ne I pamë me sytë tanë teksa mblidhnin gurë për ti shitur për 0.10 cent kg. Ashtu sic edhe pamë që kur bie nata, një pjesë e qytetit është totalisht në erësirrë . Dhe kushtet higjenike dhe strukturore të shumë shtëpive jane të tmerrshme.

Ju cfarë do të bëni për këtë?

Advertisements

Leave a Reply