Banorët përmbysën kioskat e parkimit. Anullohet projekti, tërhiqen zaptuesit!

No comments

Banorët e rrugës Lidhja e Prizrenit në Tiranë, u habitën në mes të gushtit kur panë një ditë dy kioska të mbijnë në hyrje të sheshit përballë pallateve të tyre. Pasi u interesuan, banorëve iu tha se aty do të ngrihej një parkim privat, se cdo gjë ishte mbyllur dhe dakordësuar me “shefat” e qytetit dhe se tanimë sheshi nuk do ishte më pronë e tyre por e bosit të parkingut. Banorët u habitën sepse të njëjtin shesh bashkia para disa muajsh e kishte pastruar, hequr një bunker të madh nga mesi I tij dhe e kishte asfaltuar. Me sa duket, gjithcka nuk ishte bërë për banorët por për dikë tjetër.

Gjithsesi ata nuk u dorëzuan. Herën e parë, njoftuan policinë e cila e detyruar nga presioni I banorëve dhe nga fakti që personat nuk dispononin asnjë dokumentacion për truallin dhe parkingun, shoqëroi në komisariat përgjegjësin dhe sekuestroi kioskat. Nuk kaluan as dy javë dhe kioskat erdhën sërisht së bashku me policinë e cila këtë herë në vend që të ishte krah banorëve, shoqëroi edhe njërin prej atyre që refuzonte kioskat. Banorët nuk u dorëzuan sërisht dhe vendosën të kalonin në mosbindje dje duke I përmbysur kioskat në shenjë revolte.

Ditën e sotme, kioskat ikën dhe banorët morën njoftimin se parkimi ishte anulluar dhe sheshi do të mbetej I tyre. Banorët fituan, sepse nuk e ulën kokën.

ËSHTË KAQ E THJESHTË!

Momenti kur u instaluan kioskat për herë të dytë.

Momenti kur kioskat janë pëmbysur.

 

Pamjet e sotme kur kioskat janë hequr.

Advertisements

Leave a Reply