Ballshi mbytet nga tymi helmues i ARMOS. Punëtorët në spital. Qeveria hesht!

No comments

Ballshi sot është zgjuar I mbuluar nga një re tymi dhe një erë shumë e rëndë në qytet. Qytetarët që na kanë kontaktuar dëshmojnë se atmosfera është mbytse dhe disa prej tyre pretendojnë se ka patur njerëz që janë shtruar në spital për shkak të frymëmarrjes.


Shkak për këtë situatë, sipas një ekperti të kontaktuar nga ana jonë, është një shpërthim që ka ndodhur në repartin e koksit dhe aty po digjen mbetjet toksike të naftës. Eksperti sqaron se shpërthimi është shumë I rrezikshëm dhe nëse nuk merren masa dhe trajtohet popullata mund të ketë pasoja. Të paktën Bashkia duhet që të mbyllë shkollat sot dhe tju rekomandojë njerëzve të rrinë në shtëpi.
NDërkohë përfaqësuesit e Uzinës pretendojnë se ky është thjesht një avull normal por nuk japin përgjigje kur I pyet për erën e keqe.


Ndërkohë shpërthimi në repartin e koksit nuk është I pari. Është I njëjti repart ku pati shpërthim edhe rreth një vit më parë dhe ku një punonjës humbi jetën.
Kësaj here raportohet se ka vetëm disa punonjës të transportuar në spital por pa pasoja për jetën.
Qeveria, e cila e ka dhënë ARMON te miqtë e saj (Besnik Sulaj, pronari I kompleksit Taiwan) dhe nuk mbledh as detyrimet (mbi 230 milion euro) që ajo I ka shtetit shqiptar, hesht dhe bën sikur asgjë nuk ka ndodhur. Normalisht mbas dy incidenteve të rënda rafineria do të duhet teë ishte mbyllur përkohësisht dhe të bëhej vlerësimi i investimeve, të gjobitej kompania dhe të detyrohej të rriste masat e sigurisë.
Por ajo ka zgjedhur të mos bëjë asgje.
Të vetmit që duhet të bëjnë dicka në këtë situatë ku qeveria është e kapur, janë banorët e Ballshit. Ata duhet të reagojnë me fuqi sa nuk është vonë. Në lojë është jeta e tyre.

Shiko ndotjen ketu

Leave a Reply