ATA QE PROTESTUAN, POR U HARRUAN!

No comments

 

Kryeminister,

Na lejo te te japim nje version tjeter te asaj qe ndodhi dje dhe qe ti po mundohesh t’ia fshehesh vetes!

Aty ne shesh ishin te papunet, te cileve iu premtove se do te krijoje 300.000 vende pune, por qe deri me sot ke krijuar vetem 300.000 arsye per te ikur ne azil.

Aty ne shesh ishin te semuret. Atyre qe iu premtove shendetesine falas, por qe c’kane marre deri tani kane qene tenderat shume-milionshe te Ilir Beqajt dhe spitalet e rrenuara pa ilace dhe pa mjetet baze te sherbimit spitalor.
Ata qe vdesin sepse nuk shkon ambulanca. Dhe ata qe vdesin neper korridore pa u futur as ne salle.
Te vdekurit kishin ardhur aty po protestonin, Kryeminister.
I pe?

Aty ne shesh ishin populli qe vuajne cmimin e larte te energjise. Represionin me te cilin ti i trajton.
Aty ishin ata qe protestonin per burgun e nje kryefamiljari qe papunesia e detyron te mos paguaje faturen. Per te afermin qe vrau veten sepse ti e denove me burg per 3700 Leke fature energjie “dem” qe i “vodhi” shtetit, kur ti dhe koleget e tu bashke me CEZ-in vodhet me shume se 1 miliarde USD.

Aty ne shesh ishin pensionistet qe kane dy vjet qe po shohin pensionin e tyre te mpaket, sepse ti nuk u kompenson as rritjen e cmimeve, as 2.5% e inflacionit.
Dhe ishin aty sepse moren vesh qe as vitin tjeter ti nuk ke per t’ua kompensuar. Dhe atyre do te vazhdoje t’iu ulet pensioni dhe vitin tjeter.

Aty ne shesh ishin tregetaret. Me ligjin tend te gjobave 100 milioneshe dhe te burgut. Atyre qe ti ke vendosur t’ua marresh mundin dhe djersen e nje jete, me nje te rene te lapsit te inspektorit militant.
Protesonin kunder teje dhe standarteve te tua te dyfishta. Ndryshe trajton veten dhe ministrat kur behet fjale per ndeshkim, ndryshe trajton tregetaret.

Aty ne shesh ishin profesionet e lira. Qe mundin e djersen e shkolles vendose t’ua marresh me dhune, me sigurimet shoqerore qe iu rrite.

Aty ne shesh ishin familjet e varfra qe nuk e durojne dot ironine tende te dekodareve te Digitalbit qe ke vendosur t’ua dhurosh, kur ata kane nevoje per buke, ne kuptimin e pare te fjales.

Aty ne shesh ishin shoferet qe me taksat e larta te naftes, iu more frymen dhe nuk munden te shohin asgje nga gjithe ajo renie e cmimit qe ndodhi ne tregjet boterore.

Aty ne shesh ishin studentet. Kunder ligjit tend absurd per arsimin e larte.

Aty ne shesh ishin pronaret e tokave, qe ti me nje te rene te lapsit, ua shumezove me zero pronen.

Aty ne shesh ishin shqiptaret qe iu eshte neveritur arroganca dhe prepotenca jote boshe. Qe iu eshte neveritur gjithe kjo mungese profesionalizmi qe ti ua dikton si vlere, e cila po u rrenon cdo dite e me shume jeten, pronen, punen, te ardhmen.
Iu eshte neveritur gjithe kjo propaganda jote mediatike, bosh.

Ti mund te kesh fituar nje beteje mediatike dje.
E drejte e fitove.
Sot askush nuk po flet per keta njerez qe ne te permendem me lart. Te gjithe po flasin per bunkerin dhe per 87 vetat e urinimit te Erionit. Te gjitha gazetat, analistet, madje vete konsumatoret mediatike vetem per bunkerin dhe per urinimin po diskutojne sot.
Por mos harro, beteja qe fitove nuk ishte ajo me popullin.
Ishte ajo me PD-ne.
Ti i hape PD-se nje “kurth” per imazhin mediatik te protestes dhe PD-ja ra brenda me te dy kembet (ata nuk zhgenjejne asnjehere kur vjen puna per te rene ne kurthe te tilla).
E shperqendrove gjithe debatin nga mesazhi qe dhjetra mijera njerez erdhen aty per te te dhene, tek nje veprim pa vlere (ne kuptimin e pare te fjales) sic eshte djegia e nje bunkeri, apo tek “gjoba” e Erit per urinimin.
Te lumte! Ua hodhe atyre! Dhe ti dhe Eri.

Por nuk ia hedh dot popullit. Sepse populli vazhdon te vuaje. Dhe dje ishin shume, shume-shume.
Ata dhjetra mijera qe ishin dje, po presin me durim, te mbarosh show-n mediatik rreth estetikes se protestes dhe te fillosh debatin me ta rreth halleve te tyre.

Nuk e zhben dot varferine e te papunit, vuajtjet e te semurit, talljen me pensionistet, dhunimin e tregetareve, sarkazmen me ata te ndihmes sociale, shkeljen e studenteve dhe neverine e popullit me nje bunker.
Ti mund te kapesh pas atij bunkeri, si Mere Fizi pas gjyleve te Mato Grudes, por, ashtu si Mere Fizin, ai bunker nuk do te te mund te te shpetoje nga gjylet e arsyeve qe nxorren ne shesh ata dhjetra mijera vete ne shesh.

Ne te Nismes, dje nuk ishim ne proteste. E pame nga TV.
Dhe nga TV arritem te kuptojme mesazhin e pare qe, ata qe protestuan por u harruan, sollen. Ishte drejteperdrejte per ty:
Reflekto! Se shume shpejt, do te jete shume vone!

Advertisements

Leave a Reply