Askush nuk po vjen të të shpëtojë!

No comments

Nga Arens Driloni

Askush nuk po vjen të të shpëtojë, Shok.

Askush.

Nuk ka revolucion në horizont, nuk ka parti, nuk ka një ide të madhe që më në fund do i zgjojë njerëzit në potencialin e tyre dhe do na çlirojë nga zinxhirët.

Nuk ka prijës, nuk ka standarte, nuk ka asnjë metodë magjike që do i bëjë të pushtetshmit të zgjedhin një jetë modeste.

Ka patur pretendues. Ka ambasadorë, tutorë e zota të rrejshëm që ju bëjnë thirrje ti adhuroni. Ata ju japin identitete të gatshme dhe mirëqenie të përjetshme. Ata ju sigurojnë që nëse mjaftueshëm njerëz do veshin rrobën e tyre dhe do përsërisin fjalët e duhura çdo gjë do jetë ok.

**

Janë sigurisht dhe ata, që ju mohojnë edhe kaq, që refuzojnë çdo veprim nëse nuk është i planifikuar me detaje.

Ata, kaq të mençur, gërrhasin dhe thonë se po presin që “njerëzit të ngrihen”. Njerëzit janë ngritur dhe janë shtypur. Çdo protestë është shtypur. Gjithçka ka ngelur jemi unë dhe ti.

Ata, kaq të fortë, gërrhasin dhe thonë se nuk do lejojnë që ty të të hiqen të drejtat, e drejta për të ngritur zërin për kafshatën e fundit. Ku ishin ata kur u votua x ligj, y ligj? Ata bënë peticione, u ankuan, dhe humbën.

Ata thonë se po presin për ndonjë ngjarje të rëndë, në një vend me qindra të tilla çdo ditë. Çdo ditë kriteret ndryshojnë, çdo ditë ata ngecin më shumë në jetët e tyre pakuptim dhe vazhdojnë të plaken.

Të gjithë presin dhe askush nuk do të fillojë, të gjithë duan të bashkohen por askush nuk do të hedhë hapin e parë. Të gjithë po presin për një revoltë të madhe dhe të përgjithshme, por nëse thyen një xham apo djeg një makinë ata do të quajnë “aventurier”, ‘kriminel’ e ‘shpellar’.

Të gjithë janë të sigurt se ndryshimi është shumë pranë, se forca hyjnore do na drejtojnë në rrugën e duhur. Të gjithë janë të sigurt se koha është në anën tonë, se të mirët do fitojnë gjithmonë dhe se kupa po derdhet. Të gjithë thonë se revolucioni është shumë i mundur pa gjakderdhje dhe zemërim, se zëri i të gjithëve do dëgjohet dhe do merret parasysh.

Të gjithë janë të sigurt se revolucioni do vijë si një paketë pranvere; i shpejtë, i kulluar, dhe i gatshëm për tu shijuar, mu te pragu i derës së tyre. Ata kanë fëmijë, kupton, dhe iu duhet ti venë ata para së gjithave, por janë të gatshëm të shkelin mbi trupin tënd pasi ti ke ndërtuar për ta rrugën ku të ecin.

Të gjithë po presin. Presin për diçka. Presin për dikë, dikë që ti shpëtojë.

Ata nuk po vijnë të të shpëtojnë, Shok.

Askush nuk po vjen.

Ata njerëz do vdesin ashtu si jetuan. Ata do qëndrojnë bash aty ku janë, në kolltuk, dhe do luajnë lojëra online sepse nuk ju kushton asgjë. Si një ndeshje futbolli në një ‘natë speciale’, politika është një trill që i bën të ndihen të veçantë.

Ata flasin papushim për ndjenjat, sa shumë ‘solidaritet’ ata japin dhe kanë nevojë të marrin. Çdo herë që një fëmijë vdes në një karrige të ndryshkur spitali ata ndihen keq. Vërtet. Por ata kanë vende pune për të mbajtur, dhe familje, dhe seriale për të parë e makinën për të riparuar.

Ata ndihen keq për ty shok nëse ti humbet vendin e punës. Ata do dalin në protesta dhe do  printojnë postera, simbole dhe banera! Me kusht që të jetë fundjavë, mos të jetë ditë feste, dhe nëse i njofton mjaftueshëm përpara që ta planifikojnë.

Këta njerëz do jetojnë e do plaken, të lumtur në bindjen se nëse do kishin pasur shansin ata do kishin bërë diçka spektakolare. Ata do kenë nga një funeral të vogël, ku jetët e tyre mediokre do celebrohen duke biseduar sa të guximshëm ishin dhe sa shumë luftuan për lirinë e për jetën.

Ka miliona prej tyre, Shok. Gjithmonë ka pasur. Gjithmonë do ketë. Ata do lindin, do zvarriten për ca kohë, dhe do kthehen prapë në vrimën nga ku kanë dal.

Ata duan të udhëhiqen, të shohin se me çfarë mund të bashkohen, dhe presin me durim që dikush tu zhysi ushqim në gojët e tyre dhe ti ndihmojë të përtypen.

A do i presësh ti ata, Shok?

A do presësh për të njëjtët njerëz që preferojnë që TI të vuash dhe TI të vdesësh që ata të mund të luajnë pa rrezik?

A do presësh ti për njerëzit që nuk e ngrenë gishtin për të të ndihmuar derisa ata të jenë të sigurt që nuk do futen në telashe dhe të gjitha andrallat janë sheshuar?

A do presësh dhe do bësh plane për të bindur ata që kanë nevojë të binden, të cilët nuk duan të lëvizin as një cm derisa të jenë të sigurt se ambasadorët e aprovojnë?

A do presësh ti për njerëzit që revoltën tënde e quajnë mëkat dhe falen në gjunjë para shkopinjve të gomës?

A do presësh ti që gjithë shqiptarët të bien në një mendje – një ngjarje monumentale që do jetë e para në historinë tonë?

A je i përgatitur, i dashur shok, të vdesësh ashtu si ata, i rrethuar nga lule të lira dhe cigare falas, ndërsa shokët e tu i këndojnë himne ekzistencës tënde banale?

Apo do veprosh?

Mos më merr për budalla shok, e shpresoj se as ti nuk je. Nuk dua të vdes dhe nuk dua të shkoj në burg. Nuk dua të jem martir, sepse dua të jetoj i lirë, ashtu si dhe ti.

Por nëse je i përgatitur për të vepruar, për të lënë mënjanë argumentat dhe për të ndërtuar me të vërtet, atëhere mbase kemi një shans. Ti dhe unë. Nuk jam duke folur më për ata.

Po sikur të fokusoheshim në çlirimin tonë? Po sikur të ndërtonim strukturat që na duhen për ta arritur këtë? Po sikur në vend që të debatojmë për modele flokesh apo ngjyra flamujsh të debatojmë për çfarë të ndërtojmë? Po sikur të krijonim një bashkim, një bandë, e përkushtuar çlirimit tonë nga zinxhirët e varfërisë dhe injorancës?

Po sikur të ndalonim së debatuari në internet dhe të vendosim të bëhemi shok të vërtetë, të llojit që mund të fshehim njëri-tjetrin nga policia dhe të ofrojmë një vend të sigurt për të qëndruar?

Po sikur të mund të mbështetemi në njëri-tjetrin aq mirë, sa ta dija se jam i sigurtë kudo që shkoj, sepse një sulm ndaj njërit nga ne është në fakt një sulm ndaj të gjithëve? Po sikur të mos prisnim për një luftë apokaliptike, por të bënim luftën tonë çdo ditë, një luftë ndaj gjithçkaje që na skllavëron?

Po sikur ta bënim këtë? Po sikur ti linim mënjanë teoritë dhe të fokusohemi te kjo? Pse jo?

Pse të presim?

Askush nuk po vjen të na shpëtojë, Shok.

Askush.

Prandaj, kjo varet nga unë dhe ti.

Advertisements

Leave a Reply