Arrestohet Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe 22 punonjës për vjedhjen e pronave.

No comments

Gjithsej janë 23 vetë, mes të cilëve Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, Drejtori i Hipotekës, juristë dhe punonjës mbushën qelitë e komisariatit të Lezhës këtë mesditë. Të gjithë zyrtarë të lartë dhe punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit dyshohet se janë pjesë e një grupi që përmes falsifikimit ka tjetërsuar pronat në bregdet.

Fran Frrokaj nuk u nxorr me pranga nga Bashkia, por një grup policësh e shoqërua në këmbë nga zyra e tij drejt komisariatit të policisë. Fran Frrokaj nuk ka qenë në dijeni të këtij arrestimi të beftë, megjithëse prej kohësh skema e tjetërsimit të pronave ishte nën hetim.

Bashkë me të, me urdhër të prokurorisë, janë prangosur nënkryetari i Bashkisë, juristja dhe një grup punonjësish të hipotekës. Gjithsej janë 23 urdhër-arreste nga prokuroria, të gjithë zyrtarë që deri dje drejtonin pushtetin vendor të Lezhës.

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë funksiononte njësoj si ajo në Spille. Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimit dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.©Lapsi.al

Advertisements

Leave a Reply