A po na vjedhin me matësat e ujit? Një shpjegim dhe një krahasim.

No comments

Kemi marrë shumë raportime kohët e fundit se kryesisht në Vlorë dhe në Tiranë Bashkitë respektive nëpërmjet Ujësjellsave janë duke bërë një proces të verifikimit të matësave dhe duke i ndryshuar ato. Kompania që bën verifikimin është private dhe i është dhënë me koncësion një punë e artë, punë e cila fare mirë mund të bëhej nga vetë UK-të e qyteteve. Kështu qytetarëve do ju ishin kursyer lekët shtesë që do vintë në faturë nga procesi i verifikimit të sahatëve. Ndërkohë dikush po bën miliona pa u lodhur dhe duke detyruar njerëzit të paguajnë për një shërbim që nuk e kanë ofruar.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Qytetarët në masë po detyrohet që të ndërrojnë edhe sahatët e ujit, edhe këto të shitura nga një kompani tjetër private. Ndërrimi i sahatëve bëhet në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë lloj procesi ankimimi apo verifikimi të dytë. Nëse vendos kompania që ti duhet të blesh sahat të ri, sapo të ikën 4000 lekë të reja nga xhepi, ose do të rrish pa ujë.

A është kjo vjedhje?

Le të bëjmë një krahasim me një vend Europian, Norvegjinë.

Një nga ndjekësit tanë na shkruan:

„Kjo që po ju nis është fatura e ujit. Vjen një herë në vit dhe ajo e rrethuara është vendi ku unë duhet të shënoj leximin e sahatit si edhe sasinë e konsumuar. Në bazë të kësaj unë bëj pagesën më pas. As që imagjinohet që të vijë dikush dhe të më ndrrojë sahatin pa miratimin tim dhe aq më tepër të më detyrojë të paguaj fatura për shërbime të cilat unë nuk i kam kërkuar. Por në Shqipëri ne jemi një popull kokëulur dhe të gjithë që vijnë na e hipin sa munden mbi qafë, ndaj edhe ndodhin këto cudira, ndaj edhe vendi nuk pasurohet e nuk ecën përpara por vetëm politikanët trashin qafën e barkun. Kur të cohet populli e mos ti pranojë më padrejtësistë, do bëhet Shqipëria.“

uji norvegji

Pyetja mbetet: A po na vjedhin me verifikimet e matësave të ujit?

Leave a Reply