Banorët e Verrisë nuk tërhiqen. Impianti i plehrave bëhet vetëm po kaluat mbi trupat tanë.

One comment

Banorët e Verrisë i përgjigjen Kryeministrit sot lidhur me deklaratat e tij se në Verri do të ndërtohet impjanti i mbetjeve.
Ata kanë edhe disa pyetje për Kryeministrin:

1. Si ka mundësi që impjanti në Elbasan ka kushtuar sa gjysma e kostos mesatare që këto projekte kanë në Europë? Nga 50mln euro në 21 milion? A mos vallë keni kursyer para te filtrat dhe mekanizmat e pastrimit të ambjentit të cilët përbëjnë 40% të kostos?
2. Si ka mundësi që ndërtohet një impjant me kapacitet 150 ton në ditë kur Elbasani nuk mund të prodhojë më shumë se 40 ton në ditë mbetje?
3. Si ka mundësi që aksionerët e kompanisë në Elbasan janë të njëjtët me ata në Fier dhe Tiranë?
4. Si ka mundësi që kompania që po ndërton impiantet është rregjistruar vetëm në 2014 dhe një muaj më pas ka kërkuar koncesionin të cilin ti ja ke miratuar?
5. Si ka mundësi që Klodian Zoto, i cili fshihet mbas aksioneve te kompanisë, merr koncesionin për impiantin ndërkohë që deri në 2014 zotëronte vetëm një dyqan të vogël kompjuterash?
6. Kush është Stela Godoli?

Kaq për sot. Në ditët që vijojnë do kemi edhe më shumë pyetje por edhe më shumë përgjigje nëse ti refuzon ti japësh ato. Ndërkohë të jesh i sigurtë se në Verri impianti do ndërtohet veç nëse mjetet shkelin mbi trupat e banorëve.18057710_592388807636958_6540597992141259828_n

Advertisements

1 comments on “Banorët e Verrisë nuk tërhiqen. Impianti i plehrave bëhet vetëm po kaluat mbi trupat tanë.”

  1. After playing this game almost none stop for two weeks, I can honestly say this is one of the best, if not the best game on the xbox360 at the moment. It was a brave move to re-make a turn-based strategy game for which the market fizzeled out in the mid/late 90s, and one that its fanbased loved so much that any attempt at a remake would come with criticism. Firaxis have managed both, releasing a game that really does bring the genre into this generation of gaming and has enough of the drama of the previous version to keep at least some of the original fans ha28y&#pp30;

Leave a Reply