Ejani në Shqipëri se nuk kemi Sindikata!

One comment

Nga Sokol Shameti

“Ejani në Shqipëri se nuk kemi sindikata”. Pra, ejani dhe pijuani gjakun rehat atyre që merrni në punë, se nuk ka kush i mbron. Ejani dhe shfrytëzojini me kontrata kriminale ose pa kontrata fare. Punësojini në të zezë, (ose në gri). Shkelini dhe detyrojini të bëjnë punën e 4 punëtorëve duke i paguar sa gjysmë punëtori. Ejani dhe skllavërojini fizikisht dhe politikisht. Mbajini nën kërcënimin e urisë jo vetëm për t’i detyruar të shfryëzohen barbarisht prej jush, por edhe për t’i rreshtuar të blindojnë me vota partitë e banditëve që miratojnë ligje që ju leverdisin juve. Miltantizojini pra, debilizojini. Ejani se i kemi shndërruar me sukses nga klasë e organizuar dhe e vetëdijshme për fatin e vet kolektiv, në individë predatorë që i bëjnë gropën njëri-tjetrit për të mbijetuar në xhunglën plot gracka ku i mbajmë. Ejani se janë të papërfaqësuar politikisht, nuk kanë asnjë parti që artikulon mendimin e tyre, por vetëm banda që i gënjejnë me parrulla dhe teatër. Nuk ka asnjë deputet që flet për ta. Ka vetëm sharlatanë që veshin bluza firmato me Che Guevarën për ta bërë kauzën e tyre të ngjajë utopike, e largët, ekzotike dhe qesharake. Ejani se këtu s’ka më punëtori. Falë nesh, këtu ka vetëm luftë për mbijetesë.IMG_4490

1 comments on “Ejani në Shqipëri se nuk kemi Sindikata!”

  1. Budu ti držet palce…. XDDD Sice tÄ› to asi moc motivovat nebude, ale když se tam dostaneÅ¡, slibuju, že až k nám pÅ™ijedeÅ¡ dám ti deku (dcoenok!!) a na nÄ›co tÄ› pozvu… XDDD

Leave a Reply