21 Janari “shitet” për 109 mijë euro!

No comments

Gjykata e Strasburgut ka pushuar padinë e ngritur kundër shtetit shqiptar nga ana e familjarëve të 21 janarit. Sipas vendimit përfundimtar, çështja është zgjidhur me mirëkuptim, pasi familjarët pranuan dëmshpërblimin e propozuar për secilin prej tyre nga Qeveria shqiptare. Në total, katër të afërm të viktimave janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro.

Qeveria orfoi 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi. Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit ofroi një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh. Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre.

teatri-ne-ekran

Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje të mbyllur mes palëve, ndaj nuk ka nevojë për një vlerësim të mëtejshëm të padisë së 21 janarit. Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me ofertën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje e mbyllur me mirëkuptim mes palëve.

Urime familjeve dhe atyre që tërhoqën këmbëzën!

Advertisements

Leave a Reply